Ndërlidhjet

Pakistan: Musharrafi përsëri në arrest shtëpiak


Pervez Musharraf
Pervez Musharraf
Pakistani e ka vendosur nën masën e arrestit shtëpiak, ish-presidentit Pervez Musharraf, vetëm një ditë pasi gjykata e kishte shpallur të lirë, me kusht të pagesës së një dëmshpërblimi.

Sipas Muhammad Rizwan, zyrtar i lartë në policinë e Islamabadit, masa e arrestit vlen për një rast të vitit 2007, me ç’rast gjatë një sulmi në një xhami, u vra kleriku Abdul Rashid Ghazi.

Musharraf, përballet edhe me nje varg akuzash nga koha sa ishte në pushtet.

Ai i ka quajtur akuzat të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG