Ndërlidhjet

Libi: Zeidan thërret për mençuri, pas lirimit


Ali Zeidan, kryeministër i Libisë

Ali Zeidan, kryeministër i Libisë

Kryeministri i Libisë, Ali Zeidan ka bërë thirrje për “mençuri”, pasi u lirua nga milicia. \

Zeidan u mbajt për disa orë nga njerëz të armatosur.

Në komentet e bëra gjatë një emisioni televiziv, ai ka falenderuar “revolucionarët e vërtetë” të cilët u morrën me lirmin e tij.

Zeidan, ka siguruar qytetarët e huaj, që jetojnë në Libi, se incidenti nuk i prek ata.

Motivet e rrëmbimit mbeten të paqarta, por disa milicë janë zemëruar nga arrestimi i para disa ditëve i një të dyshuari për terrorizëm, nga ana e komandove të ushtrisë amerikane.
XS
SM
MD
LG