Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Shifra alarmante të vetëvrasjes së fermerëve


Fermë franceze

Fermë franceze

Vetëvrasjet në mesin e fermerëve francezë kanë shkuar në nivele shqetësuese, me rreth një të vrarë çdo dy ditë, thuhet në një studim të detajuar të publikuar sot.

Hulumtuesit e sponsorizuar nga Ministria e Bujqësisë, kanë gjetur se 485 fermerë e kanë vrarë veten gjatë viteve 2007, 2008 dhe 2008, raporton AFP.

Hulumtuesit e kanë lidhur shkallën e lartë të vetëvrasjeve me stresin financiar, me të cilin u përballën fermerët në vitin 2008 dhe 2009, pas goditjes së rëndë në shitjet e produkteve të qumështit dhe të mishit.

"Mes të tjerash, shumë fermerë duhet të përballen edhe me një jetë të izoluar, në komunitete te vogla rurale”, ka thënë Dominique Barrau, sekretar gjeneral i unionit të fermerëve FNSEA.

Një studim i ri pritet të kryhet së shpejti, për vitet 2010 dhe 2011.
XS
SM
MD
LG