Ndërlidhjet

PE: Rezolutë kundër diskriminimit fetar në Siri, Pakistan e Iran


Parlamenti Europian, Bruksel

Parlamenti Europian, Bruksel

Parlamenti Europian e ka miratuar një rezolutë, me të cilën dënon persekutimin e të krishterëve në Siri, Pakistan dhe Iran.

Deputetët europianë, shprehën “shqetësimin e tyre të thellë”, për gjendjen e grupeve fetare minoritare në Pakistan, sidomos atyre të kishave katolike.

Ata iu kanë bërë thirrje autoriteteve që t’i tërheqin ligjet për blasfemi, meqë ato mund të dëmtojnë qytetarët e të gjitha besimeve.

Ligjvënësit europianë, kanë kërkuar edhe lirmin e menjëhershëm të një prifti amerikano-iranian, që aktualisht është në burg, për shkak të themelimit të kishave në mënyrë të fshehtë në Iran.

Në një rezolutë të ndarë, parlamenti ka dënuar edhe aktet e terrorizmit dhe dhunës sektare në Irak.
XS
SM
MD
LG