Ndërlidhjet

Karzai thërret takim të fiseve afgane për marrëveshjen me Amerikën


Presidenti afgan, Hamid Karzai
Presidenti afgan, Hamid Karzai
Presidenti Hamid Karzai, i ka emëruar dy komisione për mbikqyrur aranzhimin e një takimi mes liderëve të fiseve afgane, me qëllim të këshillimit të qeverisë rreth nënshkrimit ose jo të një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara.

Karzai e ka thirrur asamblenë e madhe, në mënyrë që të merret një vendim pro ose kundër, lejimit të qëndrimit të trupave amerikane në këtë vend, pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare, vitin e ardhshëm.

Ai ka bërë thirrje që takimi të reflektojë interesin kombëtar afgan, dhe të mundësojë garanci të sigurisë nga dhuna terroriste dhe “bombardimet nga ana e Shteteve të Bashkuara”.

Të dyja vendet po e diskutojnë marrëveshjen që nga nëntori i vitit 2012.
XS
SM
MD
LG