Ndërlidhjet

Bisedimet mes Obamës dhe republikanëve, pa marrëveshje


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama
Bisedimet e fundit mes presidentit Obama dhe republikanëve, për të rritur mundësinë e borxhit shtetëror, kanë përfunduar pa ndonjë rezultat.

Një komunikatë e Shtëpisë së Bardhë e ka quajtur takimin “të mirë”, por ka thënë se palët nuk kanë gjetur ndonjë mënyrë konkrete për t’i dhënë fund krizës.

Eric Cantor, nga republikanët e ka quajtur takimin “shumë të rëndësishëm”, the ka thënë se bisedimet me Obamën do të vazhdojnë.

Ligjvënësit amerikanë po përballen me datën 17 tetor, si afatin e fundit, para se Amerika të mos jetë në gjendje të paguajë faturat e shpenzimeve qeveritare, si pamundësi e huazimeve të reja.
XS
SM
MD
LG