Ndërlidhjet

Afganistan: NATO-s i zgjatet misioni deri në fund të vitit 2014


Arkiv, Këshilli i Sigurimit, OKB

Arkiv, Këshilli i Sigurimit, OKB

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar në mënyrë unanime për të zgjatur mandatin e forcave të udhëhequra nga NATO, në Afganistan, deri në fund të vitit 2014.

Ky pritet të jetë edhe autorizimi i fundit për zgjatje të misionit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po planifikojnë t’i tërheqin trupat dhe t’ia dorëzojnë detyrën forcave afgane, deri në fund të vitit të ardhshëm.

Këshilli i Sigurimit, përmes një rezolute, tha se sitiata atje “vazhdon të paraqesë kërcënim për paqen dhe sigurinë botërore”.

Rezoluta i ka bërë thirrje qeverisë afgane “të luftojë korrupsionin, të promovojë transparencën dhe llogaridhënien”.

Aktualisht, ne Afganistan ndodhen përafërsisht 87 mijë trupa të NATOS-s, prej të cilave, rreth 60 mijë nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG