Ndërlidhjet

Detroit: Ish-kryebashkiaku dënohet me 28 vjet burgim


Ilustrim

Ilustrim

Ish-kryebashkiaku i qytetit Detroit në SHBA, është dënuar me gati tridhjetë vjet burgim për korrupsion.

Kwame Kilpatrickut, 43 vjeçar, i është shqiptuar masa e dënimit të enjten, për ryshfet dhe krime të tjera.

Prokurorët sollën dëshmi se ai kishte tejkaluar për një shumë prej 840 mijë dollarësh, shpenzimet e lejuara.

Dënimi, është konsideruar si një nga më të ashprit të shqiptuar në Shtetet e Bashkuara viteve të fundit.

Kilpatrick ishte kryebashkiak nga vitit 2002 deri më 2008.
XS
SM
MD
LG