Ndërlidhjet

OKB i jep mbështetje misionit për shkatërrimin e armëve siriane


Një ekip i OKB-së në Siri

Një ekip i OKB-së në Siri

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka mbështetur një mision të përbashkët ndërkombëtar për kryerjen e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, tha se “nuk ka pasur kundërshtime” për propozimin e së enjtes.

Këshilli i Sigurimit pritet ta autorizojë planin përmes një letre, dhe jo përmes një rezolute të re.

Sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon, ka rekomanduar themelimin e një misioni të përbashkët njëqind anëtarësh, për të mbikqyrur eleminimin e armëve kimike siriane deri në mes të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG