Ndërlidhjet

FIFA: Mbi gjashtë milionë kërkesa për bileta për Kupën e Botës 2014


Logo e Kupës së Botës, Brazil 2014
Logo e Kupës së Botës, Brazil 2014
Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, thotë se deri tash ka pranuar më shumë se gjashtë milionë kërkesa për bileta, për Kupën e Botës, Brazili 2014.

Shifra është dyfish më e lartë se numri i biletave në dispozicion, prandaj ata që do të kenë fatin ta ndjekin garën nga afër, do të përzgjidhen me anë të një shorti.

Derisa më shumë se 70 % të kërkesave për bileta kanë ardhur nga vetë brazilianët, FIFA bën të ditur se aplikime ka pasur nga gjithsej 203 vende të ndryshme të botës.

Kjo është vetëm faza e parë e shitjes së biletave. Faza e dytë nis më pesë nëntor.
XS
SM
MD
LG