Ndërlidhjet

Duhanpirësit i heqin vetes dhjetë vjet jetë, thonë ekspertët


Ilustrim

Ilustrim

Dëmet e duhanit janë më të mëdha se sa i kemi menduar, thotë një hulumtues Australian.

Por, lajmi i mirë është që ata të cilët e ndërpresin pirjen e duahnit në moshën njëzetë ose tridhjetë vjeçare, e mënjanon rrezikun deri ne 90 % në krahasim me ata që nuk e kanë pirë kurrë atë.

“Sipas zbulimeve të sotme, dy të tretat e të vdekurve nga radhët e duhanpirësve, e kanë pikërisht duhanin si shkaktar”, thotë eksperti Emily Banks.

Profesori Banks ka udhëhequr një studim ku kanë marrë pjesë më shumë se 200 mijë australianë, mbi moshën 45 vjeçare, dhe i cili ka gjetur se duhanpirësit ia shkurtojnë jetën vetës për rreth dhjetë vjet.
XS
SM
MD
LG