Ndërlidhjet

Etiopi: Gjykata ndërkombëtare po e trajton “keq” Afrikën


Harta e Afrikës

Harta e Afrikës

Ministri i Jashtëm i Etiopisë e ka akuzuar Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, për trajtim “totalisht të papranueshëm” ndaj Afrikës, në hapje të një samiti të Unionit Afrikan, njofton AFP.

“Mënyra se si funksionon kjo gjykatë, sidomos në raport me Afrikën, lë shumë për të dëshiruar, ka thënë Tedros Adhanom Ghebreyesus, para ministrave dhe delegatëve të samitit.

“Larg nga promovimi i drejtësisë dhe pajtimit, gjykata e ka transformuar vetën në një instrument politik. Ky trajtim i padrejtë është i papranueshëm” ka shtuar ai.
XS
SM
MD
LG