Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Edhe BE shpreh shqetësime për zgjedhjet


Maja Kocijancic, zëdhënëse e Catherine Ashton

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Catherine Ashton

Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Europian, duke folur sot në Bruksel, ka komentuar problemet e evidentuara në zgjedhjet në Azerbajxhan.

“Dalja në numër të madh në zgjedhje, dëshmon përkushtimin në proceset demokratike. Megjithatë, OSBE, në konkluzionet e veta preliminare, deklaron probleme serioze gjatë të gjitha fazave të votimit”, ka thënë ajo.

“Këto mangësi duhet të adresohen në mënyrë që Azerbajxhani t’i përmbushë premtimet e veta ndërkombëtare”, ka shtuar Kocijancic.
XS
SM
MD
LG