Ndërlidhjet

HRW: Grupet e armatosura opozitare në Siri, kryen abuzime të rënda


Logo e Human Rights Watch
Logo e Human Rights Watch
Human Rights Watch (HRW), ka akuzuar grupet e armatosura opozitare në Siri, për vrasje të paligjshme, mbajtje pengjesh, dhe abuzime të tjera gjatë ofanzivave në fshatrat proqeveritare.

Në një raport të sotëm, organizata me seli në Nju Jork, ka thënë se luftëtarët opozitarë kanë vrarë së paku 190 civilë, dhe kanë mbajtur më shumë se 200 pengje gjatë kohës së ka ndodhur operacioni, i cili nisi më 4 korrik.

Raporti thotë se dy grupet opozitare “Shteti Islamik i Irakut dhe Sham” dhe “Jaish al-Muhajireen wal-Ansar”, janë ende duke i mbajtur pengjet, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë.

HRW ka thënë se abuzimet kanë shkuar në nivelin “krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit” dhe e ka quajtur operacionin “një sulm të planifikuar dhe të koordinuar”.

HRW, tha se për këtë rast ka zhvilluar hetime dhe intervista në vendin e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG