Ndërlidhjet

Moldavi: Besimtarët bllokojnë punimet e kuvendit, rreth ligjit për homoseksualët


Ilustrim
Ilustrim
Një seancë në parlamentin e Moldavisë është penguar nga dhjetra priftërinj ortodoksë dhe besimtarë, të cilët bllokuan hyrjen e ndërtesës së parlamentit.

Besimtarët ortodoksë, protestuan kundër amandamentimit eventual të Kodit të Zyrave Administrative të Moldavisë, që heq dënimet për të ashtuquajturën “propagandë homoseksuale”.

Parlamenti e kishte paraparë të diskutonte për ligjin e përkrahur nga Bashkimi Europian, e që garanton të drejtat dhe mosdiskriminimin e qytetarëve homoseksualë.

Moldavia, shpreson të marrë ofertë për Marrëveshjen për Asocim nga BE-ja, në Samitin për Partneritet me Lindjen, që mbahet muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG