Ndërlidhjet

Spanjë: Vdes pilotja e Formula 1, De Villota


Ilustrim
Ilustrim
Pilotja e Formula 1, Maria De Villota, është gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Seville, të Spanjës.

Policia thotë se vdekja e pilotes duket të jetë nga shkaqe natyrore, por nuk e kanë përjashtuar mundësinë për ndonjë skenar tjetër.

De Villota e kishte humbur syrin e djathtë në një aksident të vitit 2012, derisa po testonte një veturë.

Ajo pësoi edhe dëmtime të tjera serioze gjatë aksidentit.

De Villota, 33 vjeçare, ishte ambasadore për çështjet e grave në sportin e Formula 1.

Ajo ishte e bija e pilotit, Emilio De Villota.
XS
SM
MD
LG