Ndërlidhjet

OKB: Ekzekutimet në Irak, “johumane”


Flamuri i OKB-së
Flamuri i OKB-së
Zyra për të Drejta të Njeriut e OKB-së, thotë se ekzekutimi i dyzetedy njerëzve në Irak, gjatë ditëve të kaluara, ishte “johuman” dhe me gjasë, përdorim i paligjshëm i dënimit me vdekje.

Rupert Colville, zëdhënës i zyrës, ka thënë se ekzekutimet në masë janë, “jo vetëm johumane, por sipas të gjitha gjasave edhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

Sipas autoriteteve irakiane, të gjithë të ekzekutuarit, përballeshin me akuza për terrorizëm.

Iraku ka kryer gjithsej 132 ekzekutime gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG