Ndërlidhjet

Këshilli Kombëtar Sirian: Nobeli për paqe, ironik


Ahmet Uzumcu, drejtor i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike
Ahmet Uzumcu, drejtor i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike
Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar Sirian, Khaled Saleh, ka komentuar sot në Stamboll, rreth çmimit Nobel për paqe, i cili për këtë vit iu nda Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

"Më duket ironike. Nuk mendoj se dhënia e këtij çmimi për këtë organizatë, i jep Sirisë ndonjë shpresë për paqe. Realiteti është se ne duam që populli i Sirisë të jetë i lirë, por jo që Assadi të jetë i lirë nga drejtësia” ka thënë ai.

Saleh ka shtuar se “Ne kemi nevojë që të ndalet dhuna në Siri, dhe deri më tash, komuniteti ndërkombëtar, nuk ka bërë asgjë për ta dalur gjakderdhjen”.
XS
SM
MD
LG