Ndërlidhjet

Fondi për të Drejtën Humanitare: Kallëzim penal për krime lufte në Kosovë


Sandra Orlovic, Beograd, 11 tetor 2013

Sandra Orlovic, Beograd, 11 tetor 2013

Fondi për të Drejtën Humanitare ka ngritur një kallëzim penal në Prokurorinë për krime lufte kundër pjesëtarëve të Ushtrisë së dikurshme Jugosllave dhe policisë, nën dyshimin se kanë vrarë 78 shqiptarë në vitin 1999.

Drejtoresha e Fondit, Sandra Orlloviq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “kallëzimi penal është ngritur më datën 10 tetor, nën dyshimet për krimet e kryera në Kralan të Gjakovës më 4 prill të vitit 1999”.

“Bëhet fjalë për 75 shqiptarë të Kosovës, 11 nga të cilët në moshë jomadhore. Prej tyre, 53 vazhdojnë të llogariten sit ë zhdukur, ndërkohë që trupat e 18 mashkujve - të cilët për herë të fundit janë parë të kenë qenë në kontrollin e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe – janë gjetur në varrezën masive në Peruqac në vitin 2001. Tetë trupa janë gjetur në një varrezë në një vendbanim afër Gjakovës”, ka thënë zonja Orlloviq.
XS
SM
MD
LG