Ndërlidhjet

Azerbajxhani hedh poshtë kritikat për zgjedhjet


Monitoruesit e OSBE-së, në zgjedhjet në Azerbajxham
Monitoruesit e OSBE-së, në zgjedhjet në Azerbajxham
Azerbajxhani i ka hedhur poshtë kritikat e perëndimit për zgjedhjet e fundit presidenciale, në të cilat presidenti Ilham Aliyev, u rizgjodh për të tretën herë radhazi.

Kreu i administratës presidenciale, Ali Hasanov, ka thënë se kritikat e OSBE-se ishin të “njëanshme” dhe të bazuara vetëm në informacionet e opozitës.

Hasanov ka thënë se Baku “do të shqyrtojë” bashkëpunimin në të ardhmen me këtë organizatë.

OSBE-ja i ka quajtur zgjedhjet si të përcjellura nga “probleme serioze”, ndërsa Departamenti i Shtetit ka thënë se ato “nuk i përmbushin standardet Ndërkombëtare”.

Edhe BE-ja, ka reaguar për parregullsitë përmes zyrës së baroneshës Ashton.
XS
SM
MD
LG