Ndërlidhjet

logo-print

Moldavi: Hiqet ligji që dënonte “propagandën homoseksuale”


Arkiv/ Marsh për të drejtat e homoseksualëve, Moldavi, Maj 2013

Arkiv/ Marsh për të drejtat e homoseksualëve, Moldavi, Maj 2013

Parlamenti i Moldavisë ka anuluar një ligj, i cili vendoste masa dënimi, për siç thuhet “propagandimin e homoseksualitetit”.

Vendimi i sotëm erdhi në kohën, derisa dhjetra priftërinjë dhe besimtarë ortodoksë po e mbanin të bllokuar hyrjen e ndërtesës së paralmentit, në shenjë proteste ndaj këtij vendimi.

Heqja e ligjit është mbështetur nga Bashkimi Europian.

Moldavia shpreson të marrë një Marrëveshje për Asocim nga BE-ja, në Samitin për Partneritet me Lindjen, i cili mbahet në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG