Ndërlidhjet

Kabul: Agjentët amerikanë e kanë zënë një lider taliban


Pamje nga Kabuli
Pamje nga Kabuli
Zyrtarët e Afganistanit thonë se agjentët e Shteteve të Bashkuara e kanë arrestuar komandantin e lartë të talibanëve pakistanezë, Latif Mehsud, i cili mbahej në inteligjencën afgane, me qëllim që të rekrutohej për bisedimet paqësore ndërmjet autoriteteve afgane dhe talibanëve.

Arsallah Jamal, guvernator i provincës Logar, tha se Mehsud ishte arrestuar nga forcat amerikane, derisa ai udhëtonte nëpër një autostradë kryesore.

Talibanët pakistanezë thonë se ai ishte zënë më 5 tetor nga ushtria e Afganistanit në një vendkalim kufitar.

Latif Mehsud, që mendohet se është 30 vjeçar, kishte përparuar nga shoferi i një lideri taliban në Pakistan, e deri te zëvendësi i tij.
XS
SM
MD
LG