Ndërlidhjet

SHBA: U konfirmua zënia e liderit të lartë taliban


Marie Harf
Marie Harf
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se forcat amerikane e kanë zënë pjesëtarin e lartë të talibanëve pakistanezë, Latif Mehsud.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Marie Harf, tha se forcat e Shteteve të Bashkuara e kanë zënë personin Mehsud gjatë një operacioni ushtarak.

Këtë person ajo e ka përshkruar si komandant të lartë dhe “të besueshëm e të afërm” të liderit taliban pakistanez, Hakimullah Mehsud.

Zëdhënësja Harf nuk ka treguar se ku dhe kur Latif Mehsud është zënë.

Por, raportet e mediave thonë se forcat amerikane e kanë zënë atë kohëve të fundit në Afganistan.

Sipas disa raporteve, Mehsud kishte udhëtuar me agjentët afganë, të cilët ishin përpjekur ta rekrutonin atë për të punuar për bisedimet paqësore me qevritë e Afganistanit dhe të Pakistanit.

Talibanët pakistanezë e patën marrë përgjegjësinë për përpjekje për sulm me bomba në Times Square në qytetin e Nju Jorkut, në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG