Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Më 3 nëntor – 7029 vëzhgues


Për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 3 nëntor, janë akredituar 7029 vetë, ka njoftuar mbrëmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Këta vëzhgues i përfaqësojnë katër parti politike, dy organizata ndërkombëtare dhe një ambasadë.

Anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e kanë vlerësuar shumë të rëndësishme praninë e vëzhguesve në zgjedhje, që mbahen në 38 komuna në Kosovë.

Zgjedhjet lokale më 3 nëntor në Kosovë, për të parën herë, pritet të shtrihen edhe në pjesën veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG