Ndërlidhjet

SHBA: Gjykata sekrete e ka miratuar vazhdimin e përgjimeve


Drejtori i shërbimeve të inteligjencës amerikane James Clapper
Drejtori i shërbimeve të inteligjencës amerikane James Clapper
Një gjykatë sekrete në Shtetet e Bashkuara, e cila e mbikëqyrë vëzhgimin e caqeve të jashtme terroriste dhe të spiunimit nga agjencitë amerikane, e ka autorizuar Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA) për ta mbajtur mbledhjen e regjistrimeve telefonike të njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

Drejtori i Shërbimeve kombëtare të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, James Clapper, nëpërmjet një deklarate të mbrëmshme, tha se Gjykata e Jashtme Mbikëqyrëse e Inteligjencës e ka dhënë miratimin e saj.

Zoti Clapper theksoi se ky zbulim është pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit Barack Obama, që më mirë të shpjegoj se si agjencitë e inteligjencës amerikane i shfrytëzojnë të dhënat e siiguruara nga burimet në Shtetet e Bashkuara.

Rrjedhja e informacioneve sekrete nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, këtë pranverë, ka zbuluar se si agjencitë amerikane i tubojnë miliona të dhëna, në të cilat shënohet se me kend kanë folur amerikanët dhe sa kanë zgjatur bisedat.

Këtë vëzhgim, disa kritikë e kanë vlerësuar si invadim të intimitetit privat dhe e kanë cilësuar si mënyrë të diskutueshme për përdorim kundër terroristëve.
XS
SM
MD
LG