Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Obama u takua me aktivisten Malala


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai
Aktivistja pakistaneze për arsimin e vajzave, Malala Yousafzai, e cila e ka mbijetuar një sulm të talibanëve për vrasjen e saj, vitin e kaluar, është pritur nga presidenti amerikan, Barack Obama, në Uashignton.

Në një deklaratë për media të Shtëpisë së Bardhë, theksohet se presdienti Obama dhe bashkëshortja e tij, Mishelle, e kanë falëndueruar vajzën 16 vjeçare Malala, gjatë takimit të mbrëmshëm, “për punën e saj inspiruese dhe të pasionuar” për arsimin e vajzave në Pakistan.

Malala ka thënë se e ka falënderuar presidentin Obama për punën e Amerikës “në mbështetjen e arsimit në Pakistan dhe Afganistan dhe për refugjatët sirianë” dhe ka shtuar se ka shprehur, poashtu, “shqetësime se sulmet me aeroplanë pa ekuipazh po e nxisin terrorizmin”.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “viktimat e pafajshme po vdesin në këto akte dhe se ato çojnë në zemërim në mesin e popullit të Pakistanit dhe nëse ne i rifokusojmë përpjekjet tona në arsim, kjo do të kishte ndikim të madh”.

Malala Yousafzai ishte edhe kandidate për Çmimin Nobel për Paqe, për aktivitetin e saj në fushën e arsimit të vajzave.
XS
SM
MD
LG