Ndërlidhjet

Vietnam: Me nderime shtetërore varroset gjenerali Giap


Gjenerali vietnamez Vo Nguyen Giap

Gjenerali vietnamez Vo Nguyen Giap

Në Vietnam po zhvillohet ceremonia dyditëshe e varrimit të gjeneralit Vo Nguyen Giap, ish-komandant ushtarak, të cilit i jepen merita për sigurimin e fitores kundër ushtrive amerikane dhe franceze.

Ai vdiq para një jave në moshën 102 vjeçare.

Trupi i tij i pajetë sot është vendosur në Holin Kombëtar të Funerave, ku liderët më të lartë të këtij vendi i kanë dhënë nderimin e fundit.

Poashtu, dhjetëra mijëra njerëz ishin rreshtuar për t’i dhënë lamturmirën e fundit gjeneralit të respektuar.

Nesër, kufoma do të dërgohet në qytetin e tij të lindjes për varrim.

Fitorja e gjneralit Giap ndaj forcave franceze në Dien Bien Phu, në vitin 1954, efektivisht e përfundoi sundimin kolonial francez në Indokinë.

Giap ishte edhe komandant kryesor gjatë Luftës së Vietnamit, me ç’rast i shkaktoi disfatë qeverisë së Vietnamit Jugor, që mbështetej nga Shtetet e Bashkuara, në prill të vitit 1975.
XS
SM
MD
LG