Ndërlidhjet

Pakistan: Shefi i ushtrisë në favor të bisedimeve me militantët


Gjenerali Ashfaq Parvez Kayani
Gjenerali Ashfaq Parvez Kayani
Shefi i ushtrisë së Pakistanit, gjenerali Ashfaq Parvez Kayani, tha se ushtria e mbështet politikën e qeverisë për dialog me militantët islamikë.

Gjatë një fjalimi të sotëm në Akademinë ushtarake në qytetin Abotabad, ai poashtu theksoi se ushtria do të ishte “tejet e lumtur” nëse negociatat me militantët çojnë në arritjen e paqes.

Por, ai ka tërhequr vërejtjen se ushtria është e aftë që ta përdorë edhe forcën, nëse është e nevojshme.

Gjenerali Kayani, që në muajin nëntor shkon në pension, ka theksuar se çfarëdo zgjidhje për militantët islamikë duhet të jetë në përputhshmëri me kushtetutën e këtij vendi.

Kryeministri Nawaz Sharif, i ka shpallur planet për mbajtjen e bisedimeve me talibanët, në mënyrë që të përfundojnë përleshjet, që kanë zgjarut me vite, me ç’rast janë vrarë mijëra njerëz.
XS
SM
MD
LG