Ndërlidhjet

logo-print

Indi: Alarm i kuq për shkak të ciklonit masiv


Një territor i vërshuar pas një cikloni që e kishte goditur një pjesë të Indisë në vitin 2009

Një territor i vërshuar pas një cikloni që e kishte goditur një pjesë të Indisë në vitin 2009

Zyrtarët e Indisë thonë se më se 400 mijë njerëz janë evakuuar, për shkak të ciklonit masiv, i cili sot e ka përfshirë një pjesë të këtij vendi.

Cikloni Phailin pritet që të zgjerohet edhe në territor më të gjërë.

Departamenti meteorologjik ka paraqitur “alarm të kuq”, pasi pritet që cikloni të arrijë shpejtësi deri në 220 kilometra në orë.

Nga ana tjetër, Qendra e Përbashkët e Alarmit për Tajfun e Marinës së Shteteve të Bashkuara, ka parashikuar se erërat mund të arrijnë shpejtësinë deri në 315 kilometra në orë.

Zyrtarët e Indisë thanë se cikloni do të sjellë stuhi me valë deri në 3 metra në bregdet, që mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Në qytetet e rajoneve të prekura me ciklon, nga paniku, banorët blejnë sasi të mëdha të ushqimit, kështu që dyqanet kanë mungesë të artikujve.
XS
SM
MD
LG