Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Sulm vetëvrasës në Xhalalabad


Policia zhvillon hetime në vendin ku sot ndodhi sulmi vetëvrasës me makinë-bombë në Xhalalabad

Policia zhvillon hetime në vendin ku sot ndodhi sulmi vetëvrasës me makinë-bombë në Xhalalabad

Dy policë dhe një civil janë vrarë nga një sulm vetëvrasës me bombë, në provincën lindore Nangarhar në Afganistan.

Zyrtarët thanë se disa policë dhe civilë të tjerë janë plagosur, nga shpërthimi i bombës, që ndodhi sot herët në mëngjes në Xhalalabad.

Ky qytet ndodhet në rrugën kryesore ndërmjet rajonit kufitar pakistanez dhe kryeqytetit afgan, Kabul.

Nuk është e qartë se kush ishte përgjegjës për këtë sulm vetëvrasës, por në të kaluarën, talibanët dhe aleatët e tyre ekstremistët islamikë kanë ndërmarrë sulme të këtilla.
XS
SM
MD
LG