Ndërlidhjet

Afganistan: Karzai dhe Kerry i vazhdojnë bisedimet për sigurinë


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i kanë zgjeruar bisedat e tyre për marrëveshjen për sigurinë ndërmjet dy vendeve.

Aimal Faizi, zëdhënës i Karzait, u tha sot reporterëve në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, se disa çështje kontestuese mbeten të finalizohen dhe se ka nevojë për më tepër bisedime sonte më vonë gjatë ditës.

Një zyrtar amerikan tha pas takimit të mbrëmshëm se dallimet për Marrëveshjen Bilaterale për Siguri dhe Mbrojtje janë afruar “për pjesën më të madhe të çështjeve të diskutueshme”.

Marrëveshja synon krijimin e rregullave sipas të cilave forcat amerikane do të mbeteshin në Afganistan, për të ndihmuar në trajnim dhe kundërterrorizëm, pasi forcat e jashtme luftarake të tërhiqen nga ky vend, deri në fund të vitit 2014.

Uashingtoni dëshiron që marrëveshja të arrihet deri në fund të këtij muaji, por Kabuli dëshiron siguri për sovranitetin e vet dhe duket se kjo po i vështirëson negociatat.
XS
SM
MD
LG