Ndërlidhjet

Kosovë, SHBA: Kerry e uroi Hoxhajn për festën e Bajramit


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka dërguar një telegram urimi ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e festës myslimane të Bajramit.

Zoti Kerry ka vlerësuar se imazhi i miliona myslimanëve, që mblidhen së bashku në paqe, duke i thyer barrierat e racës, të klasave dhe kulturave, përfaqëson imazhin e vërtetë të komunitetit global, njoftoi Ministria e jashtme e Kosovës.

Mëtutje, në njoftim theksohet se sekretari Kerry ka vlerësuar se gjatë Haxhit, miliona myslimanë mblidhen për një qëllim të përbashkët, për t’i kapërcyer kufijtë e botës dhe që t’i bëjnë thirrje vetvetes, që të sillen sipas standardeve më të larta.

Në fund të njoftimit thuhet se, John Kerry i uron të gjithë myslimanët në botë për festim të lumtur dhe të bekuar të Bajramit.
XS
SM
MD
LG