Ndërlidhjet

Afganistan: Burri e vrau gruan e tij 25 vjeçare


Ilustrim
Ilustrim
Një grua 25 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, është vrarë nga burri i saj në provincën veriore Kunduz të Afganistanit.

Aktivistja Nadira Giah, kryesuese e organizatës Çështjet e Grave në Kunduz, e ka konfirmuar sot këtë vrasje për Radion Evropa e Lirë.

Nadira Giah tha se në këtë provincë tashmë “së paku 12 gra” janë vrarë nga burrat e tyre ose nga pjesëtarët e familjes së ngushtë të tyre, gjatë këtij viti.

Ajo nuk e ka identifikuar gruan e vrarë së fundit ose ndonjë anëtar të familjes së saj.

Disa aktivistë besojnë se numri i grave të vrara në këtë hapësirë është shumë më i madh prej se disa prej këtyre hapësirave janë nën kontrollin e talibanëve.
XS
SM
MD
LG