Ndërlidhjet

Siri: Një grup i kryengritësve e ka rrëmbyer një fotograf rus


Pamje e ndërtesave të dëmtuara nga lufta në Siri në një vendbanim afër qytetit Alepo

Pamje e ndërtesave të dëmtuara nga lufta në Siri në një vendbanim afër qytetit Alepo

Një grup i kryengritësve në Siri e ka rrëmbyer fotoreporterin rus, Konstantin Zhuravlyov, 32 vjeçar, duke e akuzuar atë se është spiun.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Rusisë, Aleksander Lukashevich, ka konfirmuar sot se fotoreporteri Zhuravlyov ishte rrëmbyer afër qytetit Alepo, në fund të muajit shtator.

Grupi kryengritës sirian, Liwea al-Tawhid, e ka publikuar në Internet kopjen e pasaportit të fotoreporterit rus dhe ka thënë se së shpejti do ta postoj edhe videon ku Zhuravlyov e pranon se ishte spiun i regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Zëdhënësi Lukashevich ka thënë se ky fotoreporter nuk kishte kurrfarë autorizimi që të udhëtoj në Siri dhe u ka tërhequr vërejtjen shtetasve rusë që të mos udhëtojnë në këtë vend pa “autorizim”.

Fotoreporteri Konstantin Zhyravlyov është një udhëtar me përvojë, i cili e ka bërë një turne nëpër botë prej qershorit të vitit 2010 e deri në gusht të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG