Ndërlidhjet

Afganistan: Karzai dhe Kerry, imuniteti çështje kontestuese


John Kerry (majtas) dhe Hamid Karyai gjatë konferencës për gazetarë mbrëmë në Kabul

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, mbrëmë i kanë vazhduar për të dytën ditë me radhë bisedimet lidhur me marrëveshjen e re për siguri.

Pas takimit në kryeqytetin Kabul, Kerry dhe Karzai thanë se është arritur marrëveshje e pjesërishme, por dallimet mbeten.

Kerry tha se të dy palët mbeten të ndarë lidhur me çështjen se a do të kenë imunitet ushtarët e Shteteve të Bashkuara, që vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan, pasi trupat e jashtme të largohen deri në fund të vitit 2014.

Këtë imunitet e kërkon Uashingtoni, por Kabuli e kundërshton.

Në këtë kuadër, zoti Kerry tha se nëse kjo çështje nuk zgjidhet nuk mund të ketë marrëveshje të sigurisë.

“Ne duhet të themi se nëse çështja e juridiksionit nuk zgjidhet, atëherë për fat të keq, nuk mund të ketë marrëveshje bilaterale për siguri. Pra, ne shpresojmë se kjo çëshje do të zgjidhet dhe i mbetet popullit afgan që të vendos”, tha John Kerry, në një konferencë për gazetarë, pas bisedimeve.

Duke u shprehur për këtë çështje kontestuese zoti Karzai tha:

“Çështja e juridiksionit është çështje që është përtej autoritetit të qeverisë afgane dhe në tërësi i takon popullit afgfan, që të vendos nëpërmjet dy mekanizmave: njëri është Asambleja e Madhe e Afganistanit dhe tjetri Parlamenti i Afganistanit”, tha Karzai.
XS
SM
MD
LG