Ndërlidhjet

Kacin: Liderët e Serbisë të mos përfshihen në fushatë në Kosovë


Jelko Kacin

Jelko Kacin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar se konferenca ndërqeveritare Bashkimi Evropian – Serbia, mund të mbahet në muajin dhjetor, nëse Beogradi i përkushtohet zbatimit të marrëveshjes me Prishtinën, e veçanërisht për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Zoti Kacin, mëtutje në intervistën për gazetën Dnevnik në Novi Sad, ka theksuar se liderët e Serbisë do të duhej të angazhoheshin në daljen sa më të madhe të serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë më 3 nëntor, e jo të përfshihen në fushatën parazgjedhore të listave të ndryshme.

“U takon zgjedhësve që të vendosin se cilën listë do ta mbështesin”, tha Kacin, dhe shtoi se konsideron se “nuk është në frymën e marrëveshjes së Brukselit që shteti i Serbisë ta mbështesë një listë, pasi kjo duket si vazhdim i përkrahjes për të ashtuquajturat struktura paralele, por tash në formë tjetër”.
XS
SM
MD
LG