Ndërlidhjet

SHBA: Senati takohet në përpjekje për evitimin e krizës


Senati i Shteteve të Bashkuara në Uashington

Senati i Shteteve të Bashkuara në Uashington

Senati i Shteteve të Bashkuara do ta mbajë një seancë gjatë ditës së sotme, në kuadër të përpjekjeve nga ligjvënësit amerikanë për të arritur kompromis për rihapjen e qeverisë pjesërisht të mbyllur dhe evitimin e situatës, në të cilën Amerika nuk do të jetë në gjendje t’i paguajë borxhet.

Lideri i Senatit, demokrati Harry Reid, mbrëmë vonë e ka mbajtur një takim nismëtar me liderin e pakicës republikane në Senat, Mitch McConnel, me ç’rast tha se ishte takim “i përzemërt, por fillestar”.

Dita e enjte është afati i fundit që Shtetet e Bashkuara ta rrisin kufizimin e borxhit, që është masë e domosdoshme për ta evituar falimentimin e qeverisë, pasi ajo nuk do të jetë në gjendje t’i paguajë borxhet.
XS
SM
MD
LG