Ndërlidhjet

Indi: Nga cikloni – 1 milion të evakuuar, 7 të vdekur


Pamje nga ekrani televiziv ku shihet harta me lëvizjet e ciklonit Phailin në Indi

Pamje nga ekrani televiziv ku shihet harta me lëvizjet e ciklonit Phailin në Indi

Nga cikloni i fuqishëm, që e ka goditur Indinë, raportohet se kanë vdekur shtatë vetë, kryesisht nga rrëzimi i drunjëve.

Cikloni me erëra të fuqishme, me shpejtësi më të madhe se 200 kilometra në orë, ka lëvizur nga bregdeti kah brendia e Indisë.

Zyrtarët për situata të jashtëzakonshme thonë se 12 milionë njerëz janë të rrezikuar nga cikloni Phailin.

Tashmë janë evakuuar më se një milionë njerëz, që është evakuuimi më i madh në historinë e Indisë.

Thuhet se ky evakuuim u ka shpëtuar jetën shumë njerëzve.
XS
SM
MD
LG