Ndërlidhjet

Teheran: Refuzohet kërkesa për transportin e uraniumit jashtë Iranit


Pamje e një pjese të Teheranit

Pamje e një pjese të Teheranit

Zëvendësministri i jashtëm, Abbas Araqchi, tha sot se Irani nuk do t’i transportoj rezervat e uraniumit të pasuruar jashtë vendit, por është i gatshëm të tregoj fleksibilitet për aspektet e tjera të programit atomik të vet.

Mëtutje, zoti Araqchi u tha mediave shtetërore se “ne do të zhvillojmë negociata për vëllimin, nivelet dhe metodat e pasurimit, por dërgimi i materialit jashtë vendit është linjë e kuqe për Iranin”.

Këto komente ai i bëri para takimit dyditësh në Gjenevë, ndërmjet grupit P5+1 dhe Iranit, për programin atomik të kontestuar iranian.

Ky do të ishte takimi i parë i këtij grupi, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kina, Franca, Rusia plus Gjermania, me Iranin, prej se në këtë vend president është zgjedhur Hassan Rohani.
XS
SM
MD
LG