Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Rrahet reporteri i një gazete opozitare


Gayetari Sergei Sokolov

Gayetari Sergei Sokolov

Gazetari Sergei Sokolov, zëvendëskryeredaktor i gazetës opozitare ruse, Novaya Gazeta, raportohet se është rrahur dhe plaçkitur në kryeqytetin Moskë të Rusisë.

Burimet policore të cituara nga agjencia Interfax kanë thënë se gazetari Sokolov ishte sulmuar mbrëmë, derisa kthehej në shtëpinë e tij, ndërsa çanta e tij me kompjuter dhe gjëra të tjera, ishte vjedhur.

Burimet kanë thënë se gazetari është dërguar në spital ku ai e ka marrë ndihmën e parë, por ka refuzuar të mbetet i shtrirë aty.

Kryeredaktori i gazetës Novaya Gazeta, Dmitry Muratov, e ka konfirmuar këtë sulm.

Në vitin 2012, gazetari Sokolov kishte raportuar se kishte marrë kërcënime nga shefi i Komitetit Hetues të Rusisë, Aleksandr Bastrykin, meqë ai ishte i pakënaqur me një artkull të Sokolovit për të. Me këtë rast, sipas gazetarit, ai e kishte dërguar Sokolovin në një mal të afërt dhe i ishte kërcënuar.

Ky raport kishte shkaktuar protesta nga organizatat ndërkombëtare për media.

Novaya Gazeta është e njohur për raportet hulmutuese lidhur me korrupsionin dhe keqpërdorimet e zyrtarëve.
XS
SM
MD
LG