Ndërlidhjet

Indi: Numri i të vrarëve nga rrëmuja në tempull arriti në 89


Ilustrim i një manifestimi fetar Hindu në Indi
Ilustrim i një manifestimi fetar Hindu në Indi
Policia e Indisë thotë se nga rrëmuja e sotme në një urë afër një tempulli Hindu, në shtetit Madhya Pradesh, janë vrarë së paku 89 vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë.

Sipas policisë, mund të ketë edhe më tepër të vrarë, meqë disa kishin kërcyer në ujë.

Në tempullin Ratangarh ishin tubuar dhjetëra mijëra njerëz, që merrin pjesë në një festival fetar.

Paniku ishte krijuar për shkak të thashethemeve se ura mund të shkatërrohej pasi, më herët gjatë ditës, ishte goditur nga një traktor.
XS
SM
MD
LG