Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Predhat kanë rënë afër hotelit të inspektorëve në Damask


Pamje televizive ku shihet një inspektor i armatimit kimik gjatë punës së tij në një lokacion të paidentifikuar

Pamje televizive ku shihet një inspektor i armatimit kimik gjatë punës së tij në një lokacion të paidentifikuar

Raportohet se dy predha e kanë goditur një hapësirë afër një hoteli në kryeqytetin Damask të Sirisë, ku janë të vendosur inspektorët ndërkombëtarë të armatimit kimikë dhe personeli i Kombeve të Bashkuara.

Mediat shtetërore raportuarn se nuk ka pasur të plagosur gjatë këtij incidenti të djeshëm.

Inspektorët nga Organizata Për Ndalimin e Armatimit Kimik dhe personeli i Kombeve të Bashkuara, ndodhen në Siri për më tepër se dy javë, me detyrë që t’i shkatërrojnë rezervat e armatimit kimik të këtij vendi.

Prej zhvillimeve të tjera në Siri, agjencitë e lajmeve raportojnë, duke u bazuar në aktivistë, se në përleshjet ndërmjet grupeve rivale të kryengritësve në pjesën veriore të Sirisë, kanë mbetur të vrarë afro 50 persona të armatosur, gjatë tri ditëve të luftimeve, për ta marrë kontrollin ndaj lagjeve të qytetit Alepo.
XS
SM
MD
LG