Ndërlidhjet

Rusi: Gazetarët kërkuan lirimin e fotografit nga anija Greenpeace


Forcat e sigurisë së Rusisë pas depërtimit në anijen e organizatës Greenpeace (aktivistët shihen me duar të ngritura lartë)

Forcat e sigurisë së Rusisë pas depërtimit në anijen e organizatës Greenpeace (aktivistët shihen me duar të ngritura lartë)

Dhjetëra gazetarë rusë janë mbledhur sot në Shën Petersburg të Rusisë për të kërkuar lirimin e fotografit, Denis Sinyakov, i cili ishte burgosur së bashku me ekuipazhin e anijes së organizatës Greenpeace, pas protestës kundër shpimeve të naftës në Arktik.

Gjatë protestës së sotme, fotoreporterët dhe gazetarët me sy të mbyllur, mbanin parulla me mbishkirme “Kush është në radhë”, dhe “Fotografi nuk është pirat”.

Fotografi Siniyakov ishte së bashku me 29 aktivistë të tjerë të organizatës Greenpeace, kur u arrestua muajin e kaluar.

Ata ishin paraburgosur nga Roja Bregdetare Ruse të akuzuar për pirateri, pasi disa aktivistë ishin përpjekur të depërtojnë në platformën e shpimeve për naftë të kompanisë Gazprom.

Aktivistët, që mbahen në Murmansk, mund të dënohet deri në 15 vjet burg, nëse shpallen fajtorë.

Një gjykatë tashmë e ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin e aktivistëve me kaucion.
XS
SM
MD
LG