Ndërlidhjet

Moskë: Vazhdojnë tensionet në protestat kundër migrantëve


Arkiv/Policia ruse

Arkiv/Policia ruse

Forca shtesë të policisë janë vendosur në një distrikt të Moskës, pas një prej protestave më të mëdha kundër migrantëve, në tri vitet e fundit.

Protestuesit kanë thyer xhamat e dyqaneve, kanë sulmuar depo të ndryshme, si dhe janë përleshur me policinë, pas vrasjes së para disa ditëve të një të riu rus, për të cilin
po fajsohet një njeri nga Kaukazi.

Policia e Moskës njofton se dhjetra oficerë janë lënduar, rreth 380 persona janë arrestuar dhe se është hapur një lëndë kriminale për rastin.

Forca shtesë policie janë dërguar në vendin e ngjarjes, por përleshjet kanë vazhduar edhe përgjatë natës.

Më herët, ndërkaq, mijëra protestues kishin protestuar në mënyrë paqësore, duke kërkuar drejtësi për vrasjen.

Megjithatë, një grup, kryesisht me djem të rinj, kishin thyer dritaret e një qendre tregëtare, duke tentuar të depërtojnë në një dyqan perimesh, që punëson migrantë nga Kaukazi dhe Azia Qëndrore.
XS
SM
MD
LG