Ndërlidhjet

logo-print

Legarde: Probleme serioze për ekonominë botërore


Christine Legarde, FMN

Christine Legarde, FMN

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka paralajmëruar probleme serioze për ekonominë globale, nëse limiti i borxhit shtetëror të SHBA-së, i cili arrihet të enjten, nuk rritet.

Legarde, i bëri këto komente në një intervistë televizive, derisa senati amerikan po vazhdonte negociatat për rritjen e këtij limiti.

Udhëheqësi i shumicës në senat, Herry Reid dhe lideri republikan Mitch McConnell, kanë zhvilluar bisedime, të cilat u quajtën “përmbajtësore” nga palët.

Më heret, republikani McConnell, përmes një komunikate, iu kishte bërë thirrje demokratëve që të pranonin një pakt bipartizan, që t’i jepej fund mbylljes së qeverisë dhe të rritej limiti i borxhit për autoritet shtetërore.
XS
SM
MD
LG