Qindra mijëra pelegrinë myslimanë kanë ngjitur malin Arafat të hënën në mëngjes për të kryer një nga ritualet më të rëndësishme të haxhit.
Zyrtarët kanë thënë se pritet që rreth 1 milion e gjysmë pelegrinë të mblidhen në këtë vend.
Numri është dukshëm më i ulët se ai i vitit të kaluar, kur në Mekë erdhën 3,2 milionë pelegrinë, si rrjedhojë e uljes së kuotave për pelegrinët nga ana e autoriteteve saudite, pas renovimeve në Xhaminë e Madhe të Mekës.
Frika nga një virus që sulmon rrugët e frymëmarrjes, e që ka lënë dhjetra të vdekur, kryesisht në Arabinë Saudite, ishte gjithashtu pjesë e arsyes për numrin më të vogël te pelegrinëve.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, të cilin cilido mysliman që ka mundësi, duhet ta kryejë.
Haxhi i këtij viti përfundon zyrtarisht të premten.
Arabia Saudita ka vënë në detyrë më shumë se 100 mijë trupa, për të siguruar mbarëvajtjen e tij.