Ndërlidhjet

Malajzi: Gjykata ndalon përdorimin e fjalës ‘ Allah’ nga jomyslimanët


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë apeli në Malajzi, ka vendosur që jomyslimanëve t’ua ndalojë përdorimin e fjalës Allah, për t’ju referuar Zotit në besimet e tjera jo-islame.

Ky vendim rrëzon një vendim të vitit 2009, i cili ua lejonte gazetave katolike përdorimin e fjalës Allah si referencë për Zotin në besimin e krishterë.

Megjithatë, qeveria e shtetit me shumicë myslimane, e apeloi vendimin e asokohshëm.

Qeveria insiston që përdorimi i fjalës Allah duhet të rezervohet vetëm për besimtarët myslimanë, meqë përdorimi në referenca të feve të tjera krijon kunfuzion dhe mund të nxisë konvertimet.

Megjithatë, minoritet në Malajzi, thonë se ata e kanë përdorur këtë fjalë prej shekujsh , dhe se ky vendim shkel të drejtat e minoriteteve.

Avokatët e tyre thanë se do ta apelojnë vendimin në gjykatën më të lartë të vendit.
XS
SM
MD
LG