Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët kërcënojnë nëse arrihet marrëveshje me SHBA-në


Presidenti afgan, Hamid Karzai

Presidenti afgan, Hamid Karzai

Lideri i talibanëve, Mullah Omar, ka thënë se forcat e tij do të vazhdojnë të luftojnë, nëse Kabuli nënshkruan marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.

Omar i ka bërë këto komente sot, duke shtuar se nënshkrimi i marrëveshjes së sigurisë, do të arsyetojë vazhdimin e luftës dhe do të “sjellë pasoja shumë të rënda”.

Presidenti afgan Hamid Karzai dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, kanë nënshkruar një marrëveshje preliminare, por çështje thelbësore, siç është imuniteti i forcave amerikane, kanë mbetur të pazgjidhura.

Karzai ka njoftuar se do ta marrë vendimin përfundimtar, pas mbledhjes se liderëve të fiseve afgane.
XS
SM
MD
LG