Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Zarif mban shpresë për zgjidhje rreth programit nuklear


Mohammad Javad Zarif, Ministër i Jashtëm i Iranit

Mohammad Javad Zarif, Ministër i Jashtëm i Iranit

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif, thotë se shpreson që Teherani dhe fuqitë botërore do të arrijnë pajtim për një rrugëdalje nga kriza rreth programit kontestues nuklear të Iranit.

Në një mesazh në Facebook, të bërë të dielen, ministri Zarif, tha se procesi pritet të jetë kompleks dhe se mund të nevojitet edhe një “mbledhje e këshillit ministror”.

Negociatat rreth programit nuklear të Iranit, pritet të nsin nesër në Gjenevë, mes këtij shteti dhe grupit të fuqive botërore P5 +1.
XS
SM
MD
LG