Ndërlidhjet

Rohani: Studentët iranianë të marrin pjesë në takime ndërkombëtare


Hassan Rohani, duke folur ne Universitetin e Teheranit

Hassan Rohani, duke folur ne Universitetin e Teheranit

Presidenti iranian Hassan Rohani, ka bërë thirrje sot, që studentëve nga ky vend t’iu jepen më shumë mundësi për pjesëmarrje në takime ndërkombëtare.

Duke folur në Universitetin e Teheranit, Rohani ka thënë se është “mëkat” që studentët dhe profesorët” iranianë nuk janë në gjendje “t’i shprehin pikëpamjet e tyre”.

Ai iu ka bërë thirrje të gjitha institutcioneve, përfshirë edhe “të gjithë aparatin e sigurisë dhe Ministrinë e Inteligjencës” që të mos i bllokojnë studentët nga pjesëmarrja në konferenca ndërkombëtare.

Viteve të fundit, studentët dhe profesorët, të cilët kanë marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare, janë përjashtuar ose dërguar në pension të detyruar.

Rohani tha se administrata nuk do të lejojë “presion në universitete”.
XS
SM
MD
LG